
Një grup mësuesish në zonën e Belshit në Elbasan, do të marrin tashmë një pagë me minus 4 mijë lekë të reja. Ky “vendim” iu është komunikuar personave konkretë nëpërmjet një mesazhi në telefon, ku thuhet se shkak për këtë është bërë mungesa e fondit. Më poshtë, mesazhi i plotë i dërguar mësesve:
“Përshëndetje!
Doja t’iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit, që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi .
Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë. Është kërkuar shtesë fondi në MASR , dhe është miratuar .
Për t’u mos u vonuar më shumë paga ,është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likujdohet pjesa e prapambetur.
Per këtë kerkoj t’iua bëni me dije edhe mësuesve dhe të na mirëkuptojnë”, thuhet në mesazhin e dërguar në celular nga Zyra Arsimore.
Ky vendim për shkurtim të pagës, ka bërë që mësuesit e shkollave në Belsh të protestojnë ditën e nesërme.



