Nesër protesta e opozitës/ Ambasada amerikane thirrje për tubim paqësor

Nesër protesta e opozitës/ Ambasada amerikane thirrje për tubim paqësor

Gjatë ditës së nesërme, me fillim prej orës 18.30, opozita e bashkuar, do të organizoi protestën e rradhës, e cilësuar nga opozita si një ndër protestat më të mëdha në vend. Duke nisur nga kjo, ka reaguar sot edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Në një postim të bërë në Facebook, Ambasada bën thirrje për një protest të qetë dhe paqësore.

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, bëhet thirrje në deklaratën e Ambasadës amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy