Plani për emigracionin/ Allen: Devijim nga çështjet reale, shqiptarët i kanë sjellë përfitime ekonomisë britanike (VIDEO)

Plani për emigracionin/ Allen: Devijim nga çështjet reale, shqiptarët i kanë sjellë përfitime ekonomisë britanike (VIDEO)

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla ka rënë me 20 për qind që kur qeveria e tij propozoi projektligjin për frenimin e migracionit të paligjshëm.

Lidhur me këtë çështje në lidhje skype me MCN Live Emir Allen, drejtor i kompanisë Phoenix dhe bashkëthemelues i Illyrian Brains u shpreh se e gjithë kjo vëmendje ndaj emigrantëve nuk është gjë tjetër veçse devijim nga çështjet politike të Britanisë që tashmë kanë hyrë thellë në qeveri dhe më tej.

Ai tha se rënia me 20% e emigrantëve ilegal drejt Britanisë ka ardhur si rezultat i motit të keq dhe jo nga masat e qeverisë dhe se kthimi i 1800 emigrantëve solli gjuhë më të egër nga qeveria. Sipas tij, studentët shqiptarë kanë arritje të larta në Britani, ndërsa shtoi se shqiptarët i kanë sjellë përfitime Britanisë me punën e tyre.

Kjo çështje po përdoret për të marrë disa vlera ose për të tentuar të shtoj disa vlera për disa prej arritjeve të qeverisë, por fatkeqësisht kjo s’ka të bëjë fare me ndryshimet e ligjeve sepse masat e marra deri më sot kanë treguar se shpesh kanë dështuar dhe s’kanë bërë ndonjë ndryshim real në terren. Kjo ulja me 20% nuk i akreditohet më tepër se motit të keq që kemi pasur, moti këtë vit ka qenë më i vështirë për të kaluar kanalin në Britani.

Jeta reale e shqiptarëve mesatar në Britani nuk ka ndryshuar fare mund të themi. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve në Britani janë me dokumente, punojnë ndershëm jetojnë mirë dhe s’kanë të bëjnë fare me ato që tregojnë titujt kryesorë të mediave në Britani, kjo është më tepër lojë politike. Marrëveshjen në Shqipëri që u bë, kthimi i emigrantëve duket sikur i ka dhënë një patentë qeverisë dhe konservatorëve që të përdorin një gjuhë më të ashpër ndaj shqiptarëve, por jeta e tyre në Britani s’ka ndryshuar fare. Nga njerëzit që vijnë këtu më parë 1 nga 5 aprovohej ndërsa sot thuhet se aprovohet 1 në 50,  por si kam shumë besim këtyre shifrave.

Në vijim ai theksoi se pjesa e madhe e shqiptarëve në Britani janë legal, studentë dhe që kontribuojnë në ekonominë britanike.

Janë studentë, biznesmenë, femra me arritje të mëdha në fusha të ndryshme. Është një jehonë që duhet të mbizotërojë ndaj mesazhit që po vjen nga media. Kjo është një maskim i çështjes reale në vendin tonë, është një nga 5 premtimet që bëri Sunak për të arritur këtë vit dhe tjetra që është dhe më e dëmshme nqs vëmendja përqendrohet aty është inflacioni, ne duhet të flasin për problemet që kanë britanikët dhe jo vetëm për emigrimin ilegal. Ky inflacion ëhstë turpi i qeverisjes këtu dhe jo anijet e vogla. që të vijë 10, 20, 30 nuk në             një nga vendet e G7 është një problem i vogël dhe Britania duhet të jetë falenderues ndaj njerëzve që vijnë dhe punojnë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy