Rusia ka një partner të ri tregtar, Egjipti ia kalon edhe Kinës për importin e mallrave ruse

Rusia ka një partner të ri tregtar, Egjipti ia kalon edhe Kinës për importin e mallrave ruse

Egjipti është partneri më i madh tregtar i Rusisë. Ndryshe nga sa mund të mendohet, Egjipti ka lënë pas Kinën kur është fjala për importin e mallrave ruse. Statistikat nga Qendra e Eksporteve Ruse tregojnë se Egjipti i ka marrë Kinës pozicionin e saj në listën e blerësve më të mëdhenj të mallrave të prodhuara në Rusi. Në vitin 2017, Egjipti ka importuar mallra ruse me vlerë 1.8 miliardë dollarë, rreth 44 % më shumë se në vitin 2016.

Egjipti është blerësi më i madh i miellit, për shkak të konsumit të lartë të bukës. Egjipti importon nga Rusia, Ukraina, Franca dhe SHBA-të.

Eksportet ruse të miellit drejt Egjiptit janë mesatarisht 4-5 milionë tonë në vit. Moska dhe Kajro janë në bisedime për pjesëmarrjen e Rusisë në ndërtimin e infrastrukturës së kultivimit të grurit në Egjipt.

Dy vendet po diskutojnë mbi mundësinë e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë. Në vitin 2014, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai egjiptian Abdel Fatah el-Sisi ranë dakrord për ndërtimin e një zone ruse industrial, e cila do të jetë pjesë e projektit të ri për kanalin e Suezit. Zona industrial pritet të zhvillojë transportim dhe infrastrukturën logjistike. Një numrër kompanisht të mëdha ruse kanë shpenzuar 4.5 miliardë dollarë për ndërtimin e këtij projekti që pritet të përfundojë në vitin 2025. / RT / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy