Marrëveshja Rama-Basha shtyu me një javë datën e zgjedhjeve, që parashikohej të mbaheshin më 18 qershor. Por data e re e zgjedhjeve, 25 qershori, bie në të njëjtën ditë me një prej festave më të mëdha të besimit mysliman: Bajrami i Madh, që është festë zyrtare.
Këshilltarja e PD-së në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo, thotë se në një ditë feste zyrtare nuk mund të ketë zgjedhje.
“A eshte 25 Qershori 2017 feste fetare zyrtare? Nese po, ate dite nuk mund te kete angazhim zgjedhor”, shkruan ajo.



