DJ Saraçi, i riu që “i vë flakën” dasmave: Profesionin ia mora babait, shkoja pas tij në evente që i vogël

DJ Saraçi, i riu që “i vë flakën” dasmave: Profesionin ia mora babait, shkoja pas tij në evente që i vogël

Të bësh punën e DJ me pasion dhe në fund të mbetesh vetëm ti dhe dasmorët që vazhdojnë të festojnë është një nga kënaqësitë më të mëdha për një artist të muzikës.

 

 Këtë parim ndjek edhe DJ i ri, Alesio Saraçi, i cili në një intervistë për “Zgjohu me MCN” tregoi se si arrin të krijojë atmosferë në dasma dhe evente.

Ai shprehet se qëllimi i tij kryesor është që të gjithë të ftuarit të ngrihen në këmbë dhe të bëhen pjesë e festës.

 

Atmosfera që krijoj në dasma dhe evente është shumë e rëndësishme për mua. Përpiqem që çdo të ftuar ta ngre në këmbë. Përdor shpesh edhe mikrofonin për të angazhuar njerëzit, i nxis që të kërcejnë dhe të bëhen pjesë e festës. 

Kam pasur pasion për muzikën që në fëmijëri, veçanërisht për instrumentet ritmike si bateria.

Që i vogël kam pasur shumë pasion për baterinë dhe për ritmet. 

Kjo më ndihmon edhe në punën si DJ, sepse nuk është vetëm vendosja e këngëve njëra pas tjetrës. 

Unë jam gjithmonë në lëvizje, përdor mikrofonin, angazhoj gjithë sallën dhe ndonjëherë këndoj edhe vetë bashkë me të ftuarit. 

 

DJ Saraçi zbulon se rruga e tij në këtë profesion nisi falë babait, i cili ka qenë DJ në rininë e tij.

 

Kam që nga viti 2015 në këtë profesion. E gjitha nisi sepse babai im ka qenë DJ për shumë vite dhe unë ia kam marrë profesionin. 

Që i vogël shkoja pas tij në evente dhe kështu më lindi edhe dëshira për ta vazhduar këtë rrugë. 

Për të pasur sukses në këtë profesion është e rëndësishme të kesh repertor të mirë muzikor dhe të dish të përshtatesh me publikun.

Kam punuar shumë për të krijuar materiale dhe një repertor të mirë muzikor, duke miksuar stile të ndryshme. 

Shkoj në të gjitha zonat e Shqipërisë, si në jug ashtu edhe në veri, dhe gjithmonë përpiqem të përshtatem me traditat dhe preferencat e krahinës. 

Sigurisht, Tirana ka një atmosferë shumë të veçantë në dasma dhe evente, por çdo zonë ka bukurinë e saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy