5% e lajmeve të rreme krijohen nga Inteligjenca Artificiale.

Kështu bënë me dije burime nga Parlamenti Europian të cilët thanë se sasia nuk është shumë e lartë, por që kjo nuk do të thotë që këto raste nuk janë të rëndësishme.
Kjo lloj përmbajtjeje mund të shkaktojë shumë probleme disa ditë para zgjedhjeve siç ndodhi për shembull në zgjedhjet legjislative në Sllovaki.
Të njëjtat burime thanë se një ekip specifik është krijuar me qëllim "identifikimin e shpejtë" të përmbajtjes së krijuar nga AI në prag të votimit evropian.



