SHBA konfirmon vrasjen e katër udhëheqësve të tjerë të Shtetit Islamik

SHBA konfirmon vrasjen e katër udhëheqësve të tjerë të Shtetit Islamik

Zyrtarë të ushtrisë amerikane konfirmuan vdekjen e katër këshilltarëve të lartë të Shtetit Islamik gjatë një sulmi ajror të zhvilluar më 11 korrik në Afganistanin verilindor, gjatë të cilit u vra edhe udhëheqësi kryesor i grupit terrorist.

Sulmi ajror me dron goditi shtabin e ISIS-it në provincën Kunar, në kufi me Pakistanin, duke eliminuar kështu Abu Sayed, emir i degës së Shtetit Islamik në provincën Khorasan.

Një deklaratë e lëshuar sot nga ushtria amerikane bën të ditur emrat e katër këshilltarëve të lartë të ISIS-it: Sheik Ziaullah, Mulawi Hubaib, Haji Shirullah, dhe Assadullah.

Në periudhën kur u zhvillua sulmi, ushtria amerikane pati konfirmuar vdekjen e komandantit Sayed, por nuk pati dhënë detaje të mëtejshme për personat e tjerë të vrarë gjatë sulmit ajror. / VOA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy