
Partia Demokratike ka reaguar sërish këtë të enjte, në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit, si dhe ka akuzuar policinë, se nuk po bën asgjë për të zbardhur zhdukjen e dy shtatasve, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj, një javë më parë.
Në një konferencë për median, deputeti Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë për fshehje krimesh, duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë.
Salianji ka theksuar se këto ngjarje lidhen edhe me vrasje të tjera, që kryhen nga bandat që blejnë vota për Edi Ramën.
Me tej, ai ka shtuar se banda e Barajve, ka marrë në kontroll Shkodrën dhe vepron e lirë në mbrojtjen e qeverisë.
Sipas Salianjit, kjo qeveri nuk është ajo që meriton populli shqiptar, pasi flet për hajdutët dhe hesht për kriminelët.



