9 vjet nga vrasjet në Bulevard/ Homazhe për viktimat e 21 janarit (VIDEO)

9 vjet nga vrasjet në Bulevard/ Homazhe për viktimat e 21 janarit (VIDEO)

Është përkujtuar për të nëntin vit rradhazi e gjithë ngjarja tragjike e 21 janarit 2011, ditë ku në protestën e opozitës socialiste të kohës u vranë 4 vetë.

Familjarë të viktimave, Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë ecur sërish në bulevardin pranë kryeministrisë me një lule në dorë. Në shenjë përkujtimi, ashtu si çdo vit, një lule është vënë në pllakatën e vendosur për secilin nga viktimat e 21 janarit të 9 viteve më parë.

Pavarësisht se ngjarjeve po u vjen 10 vjetori, drejtësia ende nuk e ka mbyllur dosjen e 21 janarit, e cila fle prej vitesh në gjykatën e lartë. Disa prej familjarëve e kanë humbur besimin për drejtësi, ndërsa disa të tjerë janë shprehur se ende kanë besim të rinstitucionet e reja të drejtësisë.

 08: 12h- Nëntë vjet nga vrasja e katër protestuesve në Tiranë

Sot shënohet 9 vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit 2011 ku 4 persona mbetën të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ngjarja ndodhi në protestën e qytetarëve të cilët në të kohë protestonin me opozitën e atëhershme, Partinë Socialiste.

Ndërkohë familjarët ende kërkojnë drejtësi për vrasjen e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy