
Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha në studion e MCN Live se zhvillimet e sotme në Parlament kanë ardhur si pasojë e shumë shkaqeve, ku kryesorja është ngushtimi i hapësirës jetike për opozitën.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Boçi tha se në 32 vite, kalimi i buxhetit nuk është bërë asnjëherë në një segment kaq të shkurtër kohor, ashtu siç ndodhi sot.
Konkluzioni s’mund të dalë tani dhe me një ngjarje të vetme, situatat janë të lidhura dhe kjo është pasojë e shumë shkaqeve dhe një ndër shkaqet kryesore është ngushtimi i hapësirës jetike për opozitën, apo mbyllja e kësaj hapësire, nuk lidhet vetëm me komisionet hetimore. Dhe seancat dëgjimore në komisione janë të kufizuara dhe marrja e informacionit që opozita e kërkon, nuk ndodh apo me hapësirat e tjera të përfaqësimit që lidhet kryesisht me komisionin e reformës zgjedhore.
Jemi në anormalitet politik. Është hera e parë. Nuk ka vendime, ose kalime të buxhetit në një segment kaq të vogël kohor. Është buxheti i vetëm që nuk i është nënshkruar debateve në komisionet përkatëse. Nuk janë kryer seancat dëgjimore me grupet e interesit, nuk është marrë mendimi i opozitës. Jemi në një artificë politike që i shkon përshtat miratimit të buxhetit, por jo situatës politikës.
Çuçi theksonte që është çështje e krizës së PD. Nuk ka lidhje, ajo krizë e grupit parlamentar është zgjidhur, grupi është i madh, janë 45 veta. Kriza është në mënyrën si bëhet lufta ndaj opozitës.
Më tej Boçi tha se opsioni i grevës nuk është përjashtuar dhe se beteja do të vazhdojë në të gjitha format. Boçi theksoi se Parlamenti do të vazhdojë që të mos funksionojë në mënyrë normale.
Si grevë nuk do të do ketë? Nuk është thënë. Të mos bëjmë përcaktim me data. Pritet të ndodhin gjëra të tjera. Nuk është hequr ky opsion. Mënyra e hyrjes, mund të presupozohet se është festa e Vitit të Ri po kjo s’ka lidhje. Jemi në një zgjedhje të detyrueshme të imponuar. Është arbitrariteti, mënyra e sjelljes së qeverisë në raport me interesin publik. Beteja do të vazhdojë në të gjitha format. Nuk e kapërceu lumin Rama pa seancën maratonë, pa kritika. Opozita ka dhënë sinjale që nuk bën kompromis për fatet e vendit.
Jemi brenda një aksioni që është normal sepse një opozitë mjetet i ka të kufizuara dhe mjeti kryesor i luftës publike është aktiviteti parlament, kur mbyllet e ka jetike të dalë në një aksion të gjerë brenda dhe jashtë parlamentit. Një protestë shumë e madhe është duke ardhur. Njerëzit në të gjithë takimet presin akte frymëzuese nga deputetët. Sot është bllokuar seanca, do të vazhdojë që Parlamenti të mos funksionojë në mënyrë normale dhe sipas frekuencës së mbështetjes do të ketë dhe veprime të tjera duke përfshirë dhe greva dhe veprime të tjera.
Ish-deputeti Luçiano Boçi bëri me dije se përfaqësues të PD-së janë takuar me përfaqësues të ambasadës amerikane.
Përfaqësuesit tanë janë takuar me përfaqësues të ambasadës amerikane. Datën dhe orën nuk e them.
Aksioni opozitar nuk ka 2 javë, ka 2-3 muaj.



