Gazetari Sokol Bregu u shpreh pro idesë së mbylljes së platformës Tik Tok në Shqipëri. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Bregu thekson se mbyllja e Tik Tok-ut mbase nuk do të zerojë konfliktet, por do t’i ulë ato. Gazetari beson se kjo është masa e duhur për sa kohë që vendi ynë s’ka reforma të tjera në arsim, apo mënyra të tjera që rrisin sigurinë në shkolla.
“Deklarata e Ramës nuk mendoj që është populiste. Do kërkoja një masë më të butë. Një kontroll ndaj përdoruesve të Tik Tok-ut kryesisht, sepse platformat e tjera janë shumë kontroll. Kompania kineze s’na përgjigjet asnjëherë. Nëse ne do ta frenojmë mbylljen e Tik Tok-ut sepse këtë po e kërkon kryeministri, nesër të mos i kërkojmë përgjegjësi kërkujt, përse për një sherr s’mori masa policia. Shqipëria s’ekziston në llogarinë e Tik Tok-ut, atëherë pse duhet të jemi. Italia është G7. Ky vend kaq i fuqishëm e mbylli Tik Tok-un për dy muaj, pas ankesave që mori Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale. 8 milionë ishin accoun-tet që u mbyllën. Duhet të jesh me një kartë identiteti. Ke 14-vjeçar me 10 platforma sociale! Ajo që ndodhi më keq pas vdekjes, ishin të rinjtë që dalin në Tik Tok dhe Snapchat që mbështetin vrasjen. T’i s’i bën asgjë nëse nuk e fshin. Mund ta bëjnë edhe 1000 veta të tjerë, kjo është përdhosje, është dhunë. Brenda ditësh mund të mbyllet Tik Tok-u. Unë po të isha kryeministër do ta bëja, s’do ta hidhja për diskutim fare. A ke mundësi për reforma të tjera në arsim, sigurinë në shkolla, bëj këtë që të paktën të ulë numrin. Kjo nuk e zeron numrin. Kanë ndodhur sa të duash vrasje të rriturish për një fjalë në rrjetet sociale. Nuk i cenohet liria askujt në Shqipëri nëse mbyllet Tik Tok-u. Nuk e di kush cenohet përveçse të rinjve që duan të shprehin dhunën. Edhe po u çua në referendum do të fitojë mbyllja”.



