Murataj: Ergys Agasi dhe grupet kriminale po tentojnë të pastrojnë paratë në Funar, ka interesa ekonomike dhe me Kurum

Murataj: Ergys Agasi dhe grupet kriminale po tentojnë të pastrojnë paratë në Funar, ka interesa ekonomike dhe me Kurum

Erion Murataj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit thotë se ‘Paketave e Maleve” po përdoret për grabitjen e pronave dhe se pas përfitimit të një sipërfaqeje prej 3.5 hektarësh (që në të vërtetët do të jetë mbi 300 hektarë) në fshatin Funar fshihen interesa të lidhura me Agasin. Në studion e lajmeve të MCN Tv, Murataj tha se Agasi ka dy deputetë përmes të cilëve po tenton ta bëjë këtë gjë, dhe se deputetja që u përfol se mbështetej nga një grup kriminal në të vërtetë kishte pas të shumëkërkuarin nga SPAK.

 

 

Më 11 maj është përballur me një tollovi për një deputete që mbështeste Suel Çela. Nuk ka qenë e Suel Çelës, por e Agasit. Interesat mes Gledian Llatjas dhe grupeve kriminale janë në kushtet e ndërveprimit ndër dhunë. 

Vetë Rama ka folur për Funarin si një atraksion turistik, me potenciale shumë të mëdha. 

 

Ergys Agasi ka një deputete, madje dy që kanë shkuar mbi 6 herë në Funar për të bërë video, nën petkun e promovimit të Funarit. Sot tek paketa e maleve, në një liste prej 14 emrash. Funari kishte vetëm një emër. 

 

Jo pa qëllim dje Bashkia e Elbasanit nuk solli asnjë material shoqërues me vete, solli vetëm një copë harte. Nuk janë 3.5 hektarë. Koha do të flasë, do të flasim për mbi 300 hektarë. Drejtësia i di këto. 

 

Murataj tha se Agasi ka interesa ekonimike dhe me Kurum.

 

Duhet pyetur deputetët e Agasit dhe kryebashkiaku i Elbasanit. 

 

Agasi ka vendosur deputetë në listën e Elbasanit. Ka të lidhura interesa ekonomike që vijnë tek Kurumi, tek këta që krijojnë ndotje në Elbasan, përpunim mbetjesh etj. Bandat e vërteta janë këta me xhaketa. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy