Shoqatat e Transportit Urban do të zhvillojnë sërish një protestë mëngjesin e nesërm, pas plotësimit të pjesshëm të kërkesave.
Ata thonë se nuk e rinisin shërbimin më 15 qershor, nëse qeveria nuk reflekton.
Por, ndryshe shprehet kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, i cili garanton rinisjen në datën e caktuar.



