Ambasada ruse: Pretendime të pabaza për përfshirjen e Kremlinit në protesta, mos krijoni armiq të paqenë

Ambasada ruse: Pretendime të pabaza për përfshirjen e Kremlinit në protesta, mos krijoni armiq të paqenë

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve shqiptarë dhe mediave që sugjerojnë përfshirjen e Kremlinit në protestat që po zhvillohen në vend. 

 

Sipas ambasadës, këto pretendime janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në fakte. 

 

Ajo thekson se Rusia respekton parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe zgjedhjet e popujve. 

 

Në reagim, Moska zyrtare shpreh keqardhje për përdorimin e narrativave mbi “ndikimin rus” nga politikanë shqiptarë dhe media të caktuara. 

 

Ambasada bën thirrje për më shumë përgjegjshmëri në deklarata dhe për shmangien e krijimit të “armiqve” të paqenë.

 

Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë Blendi Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. 

 

Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza. Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. 

 

Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve. 

 

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. 

 

Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy