Bisedimet më 27 shkurt në Bruksel/ Kuçi: Kosova me diplomaci letargjike, Kurti përdori politike refuzuese, takimet e tanishme janë të vonshme (VIDEO)

Bisedimet më 27 shkurt në Bruksel/ Kuçi: Kosova me diplomaci letargjike, Kurti përdori politike refuzuese, takimet e tanishme janë të vonshme (VIDEO)

Në 27 shkurt do të mbahet një takim në Bruksel mes presidentit serb Aleksander Vucic dhe kryeministrit nga Kosova, Albin Kurti.

Përkitazi me faktin se si po shkojnë bisedimet e munguara mes dy vendeve, analisti politik, Gurakuq Kuçi, në një komunikim me “MCN live”, thotë se deklarata e Vucic në takimi e Mynihit, u pa si qëndrim qasjeje ndaj Kosovës, porse sipas tij, nuk duhet besuar si e tillë.

Kosova dhe Serbia nën presionin e SHBA dhe të BE janë në një fazë bukur kritike të vazhdimit të negociatave për arritje enje marrëveshje, nëse jo përfundimtare, të paktën ndryshimit të qasjes së dialogut.

Së fundmi prite takimi më 17 shkurtit, në Bruksel, në mbështetë të BE. Megjithatë para kësaj ka pasur takime si nga pala kosovare si nga ajo serbe në forumin  qe po mbahet në Munih.

Është vërejtur një deklaratë nga Vucic i cili ka thënë se Serbia po vuan pasojat e luftës në Ukrainë, dhe si pasojë atëherë ata duhet të shkojnë drejt një vendimi racional, aluduar në çështjen e Kosovës.

Kjo është komentua nga disa se mund të ketë ndryshim të qasjes së Vucicit, dhe të qasjes së Serbisë nga lindja në perëndim, mirëpo nuk është diçka që mund të besohet se Vucici jo rrallë herë kë bërë deklaratë të tilla pompoze por është mbajtur në lidhje të forta me Rusinë.

Lidhur me faktin se a do të mundet që nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel të dilet me një qëndrim të qartë, analisti Kuçi, nuk pret ndonjë ndryshim të madh. Sipas tij, Kosova përdori gjithmonë një diplomaci letargjike kurse Kurti përdori politike refuzuese.

Kosova, diplomacinë e saj ka e ka shumë letargjike, jo tani por gjithmonë, zgjohet përgjumshëm vetëm kur është shumë vonë. Dhe si e tillë realisht është gjithçka e vonshme.

Kurti doli me gjashtë pikat e veta, të cilat ishin prap shumë të mangëta, vetëm kur ishte shumë vonë. Në vendse të dilte në 2 shkurt 2022, atëherë kur Lajcak dhe Escobar ishin në Kosovë dhe kërkuan që të dy vendet të kenë njohje reciproke dhe Kosova të bënte asocacionin dhe të dilte me referencat e veta , ata megjithatë zgjodhën rrugën e gabuar dhe bën një lojë të një politike refuzuese të gjithçkaje. Andaj edhe takimet e tanishme janë të vonshme që mund të bëjnë ndryshime të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy