Partia Demokratike, me anë të deputetit Luçiano Boçi, ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se pasurohet ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze.
Duke foluar nga selia blu, Boçi tha se ky është një korrupsion i thellë dhe i pandalshëm i kësaj qeverie, ku "Edi Rama dhe 40 hajdutët e tij po vjedhin dhe grabisin shqiptarët".



