Nga janari deri në qershor të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori 91 persona, asnjë ministër mes tyre. Niveli më i lartë i kallëzuar nga KLSH është Kryetar Bashkie dhe Drejtor institucionesh.
Rezulton se ministritë dhe institucionet qëndrore zënë 27% të totalit të auditimeve por mesa duket KLSH nuk ka konstatuar asnjë shkelje duke e nxjerrë administratën të pastër.



