
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do mbledh sot në një takim krerët e 71 degëve të PD-së.
Burime nga PD bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:00.
Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.
Motoja e kryedemokratit Basha për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar me 2/3 e votave të kryesisë së PD u propozua nga kryetari Basha, ndërkohë që ish-lideri historik i PD-së, ka zgjedhur datën 11 dhjetor për mbledhjen e këtij Kuvendi.



