Rruga e krijuar nga Izraeli e ndan Gazën në dysh, qëllimi që fshihet pas

Rruga e krijuar nga Izraeli e ndan Gazën në dysh, qëllimi që fshihet pas

Një rrugë të cilën ushtria izraelite po ndërton në Rripin e Gazës, e cila ndan enklavën palestineze në gjysmë, ka arritur në bregdetin e Mesdheut.

Kjo është ajo që del nga një analizë e imazheve satelitore të kryera nga CNN.

E njohur si “Korridori Netzarim”, rruga është pjesë e një plani sigurie që do t’i lejojë Izraelit të kontrollojë territorin për muaj dhe ndoshta vite në vijim, shkruan transmetuesi amerikan në faqen e tij të internetit, duke cituar zyrtarë izraelitë.

Një imazh satelitor i fiksuar më 6 mars zbulon se rruga lindje-perëndim, në ndërtim e sipër për javë të tëra, tani shtrihet nga zona kufitare Gaza-Izrael në të gjithë Rripin, e cila është rreth 6.5 kilometra e gjerë, duke ndarë veriun e Gazës nga jugu i enklavës.

Sipas analizës, rreth 2 kilometra përfshin një rrugë ekzistuese, ndërsa pjesa tjetër është e re. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shpjegoi për CNN se rruga shërben për të “krijuar një bazë operacionale në zonë” dhe për të lejuar kalimin e forcave dhe pajisjeve logjistike.

IDF shtoi se rruga ka ekzistuar para luftës dhe është duke u “rinovuar” për shkak të automjeteve të blinduara që e dëmtonin, por “nuk kishte as fillim e as fund”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy