Iraku do të kthejë emigrantët në Bagdad

Iraku do të kthejë emigrantët në Bagdad

Qeveria irakiane ka thënë se fluturimi i parë për të riatdhesuar shtetasit e saj, të cilët janë mes emigrantëve të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni, do të organizohet të enjten "në baza vullnetare".

"Iraku do të kryejë fluturimin e parë për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në shtëpi më datë 18 të këtij muaji", njoftoi zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme Ahmed al-Sahaf.

Njoftimi i Bagdadit vjen ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen për të zgjatur sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë pas represionit kundër regjimit të Lukashenkos.

Kontakti i parë i nivelit të lartë mes Brukselit dhe Minskut që nga fillimi i krizës në kufirin lindor të BE-së u zhvillua të dielën. Udhëheqësi autokratik i Bjellorusisë akuzohet se ka orkestruar qëllimisht fluksin e emigrantëve për të dëmtuar BE.

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell foli me ministrin e Jashtëm bjellorus Vladimir Makei dhe e ka cilësuar situatën në kufi si “të pasigurt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy