Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se si të shfuqizohet bordi i karburanteve dhe si mos të shfuqizohet nuk do të ketë asnjë ndikim tek kostoja që paguajnë qytetarët dhe bizneset pasi në vendin tonë mungon konkurrenca e lirë dhe tregu i karburanteve është treg oligopol.
Duke vijuar më tej, Buxhuku tha se në Shqipëri llogaritet 300 milionë euro kontrabandë karburantesh në vit.
Sa i përket nismës së PD për shfuqizim e bordit të karburantit. Bizneset dhe qytetarët, në fund do të shohin sa paguajnë, në fund idea është që me bord, pa bord a do ulet apo jo çmimi i karburanteve? Sipas vlerësimit tonë në rast se shfuqizohet bordi në kushtet e sotme qytetarët nuk do kenë asnjë përfitim, as bizneset.
Qytetarët dhe bizneset nuk do kenë përfitim nëse hiqet apo lihet, kjo vjen nga thelbi i ekonomisë kapitaliste që si bazë ka tregun e lirë konkurrencial, Shqipëria ka tregje të mbyllura. Nuk do e vendosë tavanin shteti me atë bordin e vet, por do e vendosin kartelet. Ose është bordi që mbron interesin në mënyrë inderekte, ose do jenë vetë ata që do i vendosin. Këtu nuk është rregulluar tregu, nuk ka konkurrencë, ka monopole, oligopole, kartele. Do të kishte vlerë dhe e kemi sugjeruar prej vitesh të hiqet bordi si institucion i paefektshëm dhe të merrej nisma parlamentare për krijimin e entit rregullator të karburanteve sipas modeleve të fqinjëve, dhe kjo për4 arsye emergjente. Në kushtet që bordi nuk do funksionojë, praktikisht nuk ka funksionuar se kanë qenë vendime të manipuluara. Nëse ngrihet enti sipas modelit të RMV do kishim mundësi, pasi ky ent është propozuar të jetë në varësi të Parlamentit, anëtarët do jenë profesionistë dhe jo përfaqësues të kompanive që duhet të ishin nën monitorim dhe e treta nuk do të ishte një bord i përkohshëm, por i përhershëm. Çdo lloj nisme për uljen e barrës fiskale që vendet e tjera e kanë marrë gjatë periudhës së krizës tek ne s’do funksiononte pasi s’ka konkurrencë në treg.
Shqipëria në 23 vite në bilance del që pavarësisht se ekonomia nga 2020 është trefishuar ne konsumojmë të njëjtën sasi karburanti. Nëse krahasojmë me zhdoganim dhe konsumin në vendet fqinje. Kosova duhet të kishte 30% konsum më pak se ne, ato zhdoganojnë 25-35% më shumë. Nëse e konvertojmë janë 300 milionë euro kontrabandë në vit. Taksa që nuk arkëtohet. Kjo është afera e madhe.



