Koordinatori i Pro-Eksport Albania, Florjan Zekja, për publikimin e të dhënave nga INSTAT për eksportet në shtatë mujorin e parë të vitit me një tkurrje prej 12% dhe me humbjen më të madhe sektorin e tekstileve, thotë se problematika është e lidhur kryesisht me zhvlerësimin e rënies dhe forcimin e lekut.
Zekja tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo nuk është një situatë e re dhe se ato që janë thënë herët e tjera reflektohet në të dhënat e INSTAT.
Ai deklaroi se ekonomia shqiptare po kthehet në totalisht importuese dhe se rreth 18% e sektorit të manifakturës kanë pezulluar ose mbyllur
Është logjike që të dhënat e INSTAT janë dy shifrore dhe shumë të frikshme.
Kjo gjë ka bërë që të mos paguhen sigurimet shoqërore, të ketë rënie të vendeve të punës, dhe nxitjen e emigracionit të popullit shqiptar që e bën të hedhë sytë në Europë apo më larg.
Vëmendja është orientuar drejt turizmit, por nuk duhet anashkaluar dhe eksporti.
Ne po kthehemi nga një ekonomi që prodhonte diçka eksportonte 40%, po kthehemi në një ekonomi që importon çdo gjë. Edhe me produktet bujqësore dhe blegtorale.
Blegtorët shohin që përditë janë në vështirësi dhe po ulin krerët dhe fermerët denoncojnë se produktet po u ngelen.
Situata është e përgjithshme jo vetëm në sektorin e manifakturës.
Deri në fund të vitit mund të them se situata do të jetë shumë dramatike se këto të dhëna reflektohen në gjithë ekonominë e qytetarëve shqiptarë.
Garancia shtetërore për manifakturën u firmos mes Ministrisë së Financave dhe gjashtë bankave të nivelit të dytë dhe të tretë, kjo kontratë ka filluar të realizohet vetëm para pak javësh.
Që nga prilli e deri tani jemi me shumë vonesë. Kjo ishte një ndihmë për sektorin e manifakturës, për shndërrimin nga sektori fason në produkte Made in Albania.
Ato biznese që kanë filluar të aplikojnë për të përfituar këtë kredi shtetërore, është një mekanizëm shumë i mirë, por që nuk ka fare lidhje me të dhënat e INSTAT për eksportet dhe rënien e euros.
Ky është një mekanizëm që mund të vlejë, por është shumë anësor në raport me situatën që po flasim.
15-18% të bizneseve të manifakturës ose e kanë pezulluar aktivitetin, ose kanë deklaruar mbylljen totale.
Problemi është se biznesi i manifakturës apo eksportuesit, nuk kanë në dorë mekanizmat për ta frenuar këtë situatë.
Nuk është në dorën e biznesit të manifakturave për të bërë këto lëvizje.
Këtu kam parasysh Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë.



