Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për krijimin e Byrosë së Hetimit duke lënë të kuptohet se është Kryeministri Rama ai që po ngadalëson këtë proces.
Sipas tij kreu i qeverisë ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivel të lartë, ndërsa shtoi se Byroja nuk duhet të jetë në varësi të Ministrit të Brendshëm, pasi nën drejtimin e Tahirit nuk mund të priten rezultate pozitive në luftën kundër korruspionit. Basha shprehu gadishmërinë e opozitës për ngritjen e Byrosë së Hetimit, ndërsa shtoi më tej se projekti aktual i Byrosë është përgatitur nga ekspertët amerikanë.



