Vala e të nxehtit në Indi shkakton afro 100 të vdekur

Vala e të nxehtit në Indi shkakton afro 100 të vdekur

Të paktën 96 persona humbën jetën në dy nga shtetet më të populluara të Indisë gjatë disa ditëve të fundit, me një pjesë të vendit të tronditur nga një valë e madhe e të nxehtit. Vdekjet ndodhën në shtetin verior të Uttar Pradesh dhe Biharin lindor, ku autoritetet paralajmëruan banorët e moshës mbi 60 vjeç dhe të tjerët që vuanin nga sëmundje të ndryshme të qëndrojnë brenda gjatë ditës. Të gjitha viktimat në Uttar Pradesh, gjithsej 54, u raportuan në rrethin Ballia, rreth 300 km në jug-lindje të Lucknow, kryeqyteti i shtetit. Autoritetet zbuluan se shumica e atyre që vdiqën ishin mbi 60 vjeç dhe kishin kushte para-ekzistuese shëndetësore, të cilat mund të jenë përkeqësuar nga nxehtësia e fortë. Për shkak të rëndesës së situatës, autoritetet anuluan aplikimet për leje të personelit mjekësor në Ballia dhe siguruan shtretër shtesë spitalor në repartin e urgjencës për të përballuar fluksin e pacientëve. Zyrtarët thanë se shumica e pacientëve të pranuar ishin 60 vjeç ose më të vjetër, duke shfaqur simptoma të temperaturës së lartë, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të lidhura me zemrën. Ballia, së bashku me Uttar Pradesh-in qendror dhe lindor, aktualisht po përballet me nxehtësinë rraskapitëse. Të dielën, distrikti përjetoi një temperaturë maksimale prej 43C, duke tejkaluar kufirin normal me 5C. Lagështia relative u regjistrua në masën 25%, duke intensifikuar efektin e vapës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy