Gazetari Flogert Muça tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se vrasja e kuzhinierit pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisi ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit dhe jo për shkak të bullizimit siç pretendoi autori.
Ngjarja në Komunën e Parisit ka qenë konflikt çasti. Arsyeja nuk është bullizimi, por një tas proshute. Janë pyetur njerëzit. Në momentet e debatit, picieri ka marrë thikën dhe e ka goditur kuzhinierin në arterie dhe e ka lënë të vdekur në vend.
E para nuk është ngjarja që ka pasur historik të mëparshëm. Arsyeja nuk është për shkak të bullizimit, por për shkak të tasit të proshutë.
E ka goditur në qafë dhe më pas ka tentuar ta godasë në bark.



