Gazetari Neritan Sejamni thotë se Shqipëria i ka pritur muxhahedinët për ta pasur mirë me Amerikë dhe jo për shkak se jemi një vend mikpritës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini thekson se klasa jonë politike ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur mirë me Amerikën që të mos ekspozojë korrupsionin.
Ne i marrim që ta kemi mirë me Amerikën, të na lërë të korruptohemi dhe pak. Nuk i merr vetë Amerika që ka për detyrë, i refuzoi gjithë Evropa dhe i morëm ne. Ne marrim afganët, marokenët, ujgurët. Nuk mund ta shohim me faktin se jemi mikpritës, bëhet se klasa jonë politike ka gjetur mënyrë që ta mbajë mirë me Amerikën, të mos ekspozojë korrupsionin. Hajde bëjmë një nder strategjik. Kjo është një nga arsyet kryesore të qeverisë Rama.
Më tej, Sejamni tha se aktualisht muxhahedinët vetëfinacohen dhe se qeveria shqiptare duhet t;i kërkojë SHBA-së që të na ndihmojë që të rrisim mbrojtjen.
Kur ata kanë ardhur në Shqipëri, ngritja e kampit është bërë me një fond prej 20 mln dollarë, ata tani janë me vetë financim, ata marrin donacione, kanë të ardhurat e tyre. Nuk e di nëse financohet nga ndonjë qeveri e huaj. Ata kanë një aktivitet rezistencë politike. Në SHBA duhet të na ndihmojë. Qeveria duhet t’i kërkojë SHBA të na mbështesë që të rrisim mbrojtjen. Jemi njoftuar që Irani ka dashur të kryejë akte për të ngjallur panik. Irani nuk na ndahet ne duhet të mbrohemi.



