Berisha do të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit

Berisha do të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, do të thirren nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Koni u kërcënua në vitin 2016, kur po kandidonte për postin e Rektorit të UT. Gjykata pranoi kërkesën e Tahirit dhe Shullazit për dëshminë e Berishës, pasi sipas tyre, ka qenë ky i fundit që e ka bërë denoncimin për kërcënimin e Konit në 2016, para zgjedhjeve.

Sot nga 8 dëshmitarët që janë thirrur kanë qenë vetëm Tahiri, Çako, Shezai Rrokaj, Dhori Kule dhe Majlinda Keta, ndërsa nuk kanë qenë Mynyr Koni, Klodeta Dibra, si dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili ishte thirrur të dëshmonte në seancën e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy