PD në negociata me mazhorancën, skenari për zhbllokimin e ngërçit

PD në negociata me mazhorancën, skenari për zhbllokimin e ngërçit

Debati  për reformën zgjedhore në Kuvend ka nisur mes tensionesh.

Seanca plenare e ditës së sotme, e cila u ndërpre disa herë nga 5 minuta, më pas u shty në 13:00 pritet të mbahet pasditen e sotme.

Kjo pasi me përjashtimin e Bashës nga Kuvendi për shkeljen e rregullores tensionet mes palëve u rritën.

Grupi parlamentar demokrat së bashku me Bashën vijuan të qëndrojnë në sallë duke bllokuar foltoren.

Si rrjedhojë Ruçi shtyu për të dytën herë seancën dhe pritet të nisë punimet në orën 18:00.

Megjithatë nuk dihet nëse Kuvendi do mund të zhvillojë një seancë normale edhe në 18:00, pasi deputetët demokratë dhe kryetari i PD-së Basha vijojnë të jenë në sallë pavarësisht shtyrjes së seancës.

Ata kanë thënë se nuk lëvizin nga foltorja deri në 18:00. Rreth orës 13:50, grupi parlamentar i PD njoftoi se po zhvillon një mbledhje në Kuvend dhe pritet të dalë në një vendim. 

Grupi i PD është në negociata me mazhorancën për të zhvilluar seancën të hënën ose në të kundërt do të bllokojnë seancën e orës 18.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy