Rishfaqet krahu i djathtë i Putin, Shoigu: Mbani në gatishmëri forcat strategjike nukleare/ Video

Rishfaqet krahu i djathtë i Putin, Shoigu: Mbani në gatishmëri forcat strategjike nukleare/ Video

Ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, i njohur si krahu i djathtë i Vladimir Putin, u shfaq në një komunikim me një grup ushtarësh.

Duhet të mbani në gatishmëri për luftime forcat strategjike nukleare.

Kështu u shpreh ministri, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Shoigu, i cili është një nga tre personat që në Rusi ka kodin e bombës atomike nuk shfaqej prej disa ditësh, duke hedhur dyshime lidhur me këtë zhdukje.

Anton Gerashchenko, i cili punon në ministrinë e Brendshme të Ukrainës, kishte shkruar në Facebook, se Shoigu, i cili që nga 11 marsi nuk ishte shfaqur askund, ishte ndjerë keq pas një debati me Putin.

Ndërkohë Kremlini ishte vënë nën akuzë se kishte shfaqur një video ku ministri shfaqej në video-konferencë me Putin, më 24 mars.

Në dritën e operacionit special ushtarak, është e nevojshme të ruhet shkalla aktuale e furnizimeve me armë të avancuara duke përfshirë sistemet robotike dhe mjetet e marrjes së informacionit, ato elektronike dhe natyrisht, si gjithmonë, mjetet e mbështetjes materiale dhe teknike për forcat e armatosura. Prioritetet janë armët me rreze të gjatë të drejtuara me saktësi, hardueri i aviacionit dhe mbajtja e gatishmërisë luftarake për forcat strategjike bërthamore.

Ministri Serghei Shoigu shfaqet në video me frymëmarrje dhe fytyrë pak të lodhur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy