I ftohti i madh që vjen nga rajoni i Arktikut po prek ndjeshëm Suedinë jugore ku qindra makina janë bllokuar nga bora në autostradën E22 për më shumë se 10 orë, siç raporton Sveska Dagbladet.
Gjatë natës, temperatura në Kvikkjokk në Lapland ra në -43.6, një i ftohtë i ngjashëm nuk ishte regjistruar në vend për 25 vjet.
Temperaturat rekord, thanë meteorologët, do të arrijnë në Stokholm të shtunën.
I ftohti ekstrem, stuhitë e borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të transportit dhe mbyllje të shkollave në disa pjesë të Skandinavisë.
Ndërkohë në qytetin Alvsbyn 4 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Kompania suedeze e energjisë elektrike Vattensfall është gati për të riparuar defektin por i ftohti i fortë pengon punën. Dhe vala e ftohtë prek edhe Finlandën dhe Norvegjinë.



