Cukali: Në Shqipëri nuk ka liri raportimi, paketa anti-shpifje është e vdekur (VIDEO)

Cukali: Në Shqipëri nuk ka liri raportimi, paketa anti-shpifje është e vdekur (VIDEO)

Koloreto Cukali nga Këshilli i Medias ka folur ditën e sotme përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv për rënien e lirisë e medias në Shqipëri.  Cukali tha se në Shqipëri nuk ka liri raportimi e prandaj vendi ynë ka rënë aq shkallë në rapor. Aiu shtroi më tej se nuk duhet ngatërruar liria e shprehjes se lirinë e raportimit.

Ka liri debati, por nuk ka liri raportimi kjo është në rënie. Aksesi i gazetarit në informacion po zvogëlohet. Kemi mbërritur në pikën tragjike, as në mitingje nuk lejohen gazetarët. Filmimet duhet të merren të gatshme . Këtu është gazetari i penalizuar. Sado vullnet të kertë gazetari nuk lejohet të marrë informacion. Pranaj kemi këtë rënie. Fakti që kemi një debat ku njerëzit mund të kritokojnë qeverinë duket si liri shtypi por kjo është liri shprehje. Po ngrihen filtra që duan të pengojnë të bëjnë pounën e tyre.

Cukali tha se ndaj gazetarëve është ushtruar dhunë fizike, presione si theksoi se gjithnjë e më shumë po dërgohen ëështje ligjore në Gjykatë për t’I lodhur ata mëndërisht dhe ekonomikisht

Na vijnë vazhdimisht raporte dhe pse Këshilli i Medias nuk ka si qëllim katalogizimin e dhunës ndaj gazetarëve. Rastet shkojnë që nga dhuna fizike, gazetarët janë dhunuar duke bërë punën. Një pjesë e gazetarëve në terren apo investiugues  dhunohen verbalisht në inbox apo celular. Një pjsesë e kësaj dhune nuk raportohet pasi gazetarët kanë kuptuar që në këtë nuk i mbron askush. Nuk janë identifikuar asnjëherë fajtorët. Mbrojtja është një frymë. Në momentin që ke një kryeminstër që është verbalisht i dhunshëm, përçmues ne kuptojmë që dhuna është frymë. Kriminelet kuptojnë që këta njerëz i urren dhe kryeminstri. Dhuna është e shumfishtë. Dhuna tjetër jo i e drejtpërdrejtë është ajo nëpërmjet gjyqeve. Aksionet ligjore që marrin njerëz me pushtet për t’i mbyllur gojën gazetarëve. Qëllimi është të mbajnë në presion të vazhdueshëm ekonomi dhe mendor. Këto quhen gjyqe strategjike. Kjo është një nga strategkitë më të poshtra që gjithë instancat evropiane janë të ndërgjegjshme.

Cukali tha se paketa anti-shpifje është e vdekur por që elementë të kësaj paketë po tentojnë t’i shpërndajnë në akte të tjera ligjore.

 Që kur u krijua ajo pakeëtë nuk ishtre poër të ndrequr diçka por për  të marrë në kontroll diçka. Ai projekt është i vdekur, mbahet aty si formë presioni. Meë shqetësojnë iniciativa të tjera ligjore që po shpërndajnë elemente të asaj pakete. U fol për draftin e Kodit Penal. Një pjesë e këtij drafti po tentohet të shpërndahet. Ajo paketë është e vdekur por jo fryma për të kontrolluar median. Ky është sulmi i vërtetë, nuk  të lënë të raportosh dhe të informosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy