Mosfunksionimi i e-Albania, Muço: Bizneset po penalizohen për faj të institucioneve

Mosfunksionimi i e-Albania, Muço: Bizneset po penalizohen për faj të institucioneve

Mos funksionimi i e-Albania dhe problemet me sistemin e fiskalizimit po rrezikojnë seriozisht bizneset me gjoba të rënda. Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Bujar Muço, thotë për MCN se institucionet shtetërore kanë qenë të papërgatitura për zbatimin e këtij sistemi. 

Sipas tij, bizneset mund të penalizohen automatikisht për fatura të paprera, edhe kur shkaku është mosfunksionimi i sistemeve. Muço paralajmëron se shumë subjekte, veçanërisht të vogla dhe të mesme, mund të rezultojnë debitorë pa u njoftuar më parë. 

Intervista e plotë:

-Z. Muço, çfarë solli ky bllokim për bizneset?

Kostot e lartat që u vendosën bizneseve ishin shumë të larta dhe kemi thënë ky sistem i ri do nxjerr problemet e tija. Si nga ana e inst shtetërore i shoh të papërgatitura për këto sisteme. Sistemi është i ngatërruar dhe ne e kishim parashikuar që do të kishte pengesa. Nesër kur dalin ato gjobat nuk e marrim vesh kur vijnë. 

-Kush mbahet përgjegjës për dëmin që i shkaktohet bizneseve dhe a kanë marr njoftim ato për mënyrën sesi duhet të veprojnë në mungesë të portalit?

Unë besoj inst që mbarëvajtje këto sisteme dhe në fund do i marrin penalitet bizneset. Kam frikë se nesër pasnesër shumë biznese do të mbeten të markuara dhe do u dalin në sistem gjoba që nuk u janë deklaruar faturat shitje dhe blerjet. Ky sistem është shumë i vështirë. Është e parashikuar me ligj që në një moment që biznesi nuk pret faturat online, e nxjerr debitor biznesin dhe merr automatikisht gjobën. Fajin e kanë inst që mirëmbajnë sistemin. Ne shohim që shumë sisteme kanë probleme të mëdha. 

-Si është vepruar me faturat të cilat nuk janë bërë për shkak të bllokimit të self care?

 Mosprerja e faturave është e parashikuar me ligj që të penalizohet biznesi me gjoba të majme. Penalizohet në momentin që nuk bëhet kjo shitje dhe përgjigja nga inst është që nuk e dimë e ka sistemi, por sistemi kontrollohet nga njerëzit dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Ne i bëjmë thirrje inst përgjegjëse që të gjejnë mënyrën për të rregulluar këtë sistem.          

Bizneset e mëdha kanë të punësuar dhe ekonomistë e kontabilistë, kurse i vogël dhe i mesëm është i vetëpunësuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy