Brexit, 1 milion firma për referendumin e ri

Brexit, 1 milion firma për referendumin e ri

Rreth 1 milion firma janë mbledhur deri tani për propozimin e një referendum të dytë për Brexit. Lajmin e bën të ditur britanikja “The Independent”.

Fushata është iniciuar nga vetë gazeta britanike më 25 korrik. Në një editorial të botuar në të njëjtën ditë shkruhej se “referendumi i vitit 2016 i dha sovranitetin popullit britanik. Tashmë ky i fundit ka të drejtë të thotë fjalën e fundit” edhe në lidhje me negociatat me Brukselin për daljen nga BE-ja.

Ideja e një referendumi të dytë nuk mbështetet nga qeveria, por mundësitë që kryeministrja Theresa May të arrijë një marrëveshje me Brukselin, e cila të marrë edhe miratimin e Parlamentit, janë gjithnjë e më të vogla, ndërsa në vend protestat po shtohen.

Javën e shkuar, rreth 700 mijë njerëz zbritën në shesh në Londër për të kërkuar të ashtuquajturën votë e popullit.        

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy