Lidhur me çështjen e Teatrit dhe faktit se a është bërë paraprakisht një inspektim nga ana e Bashkisë së Tiranës, ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale zëdhënësja e PD, Ina Zhupa. Në reagimin e saj, Zhupa sjell në vëmendje prononcimin e drejtuesit të institutit politike Agron Hysenlliu, i cili në një prononcim për TvT, mohon të jetë bërë një inspektim i tillë.
“Asnje inspektim i dytë nuk është bërë, kryebetonieri Veliaj vazhdon gënjeshtrat për krimin me Teatrin Kombëtar!
Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.
Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!
Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.



