Portretet e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos gdhenden në monedhën 2 euro. Dy magjistratët e vrarë nga mafia në Itali janë “fytyra” e re e monedhës 2 euro, që do të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në qarkullim të zakonshëm. Monedha u pre në përvjetorin e tridhjetë të ekzekutimit të tyre.
Imazhi është frymëzuar nga një fotografi e famshme e Tony Gentile e marrë në vitin 1992 gjatë një eventi publik në sallën e konferencave të Hotel Trinacria, tani Museo del Mare, në Palermo, për të paraqitur kandidaturën e Giuseppe Ayala me partinë republikane. Në njërën anë të medaljes duken fytyrat e buzëqeshura të dy gjyqtarëve; në krye mbishkrimi "Falcone-Borsellino"; nën datat “1992 2022”, përkatësisht viti i vdekjes së magjistratëve dhe viti i emetimit të monedhës, ndër të cilat është futur akronimi i Republikës Italiane “RI”.
Për qarkullim të zakonshëm janë emetuar 3 milionë të tilla, që i korrespondojnë vlerës së përgjithshme nominale prej 6 milionë eurosh.



