Basha u zgjodh kryetar i grupit parlamentar/ Bardhi: S’e di kush e gënjen se 7 është më e madhe se 20-ta!

Basha u zgjodh kryetar i grupit parlamentar/ Bardhi: S’e di kush e gënjen se 7 është më e madhe se 20-ta!

Gazment Bardhi foli për mediat një ditë para mbledhjes së deputetëve demokratë, duke u shprehur se do të unifikohet një axhendë e përbashkët. Sa i përket zgjedhjes së Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar kryetar grupi, Bardhi tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve. Bardhi u shpreh se “nuk e di se kush ka për qëllim që ta kthej Bashën në qesharak që të thotë që 7 është më e madhe se 20!”.

Nuk e di se kush ka për qëllim që ta kthej Bashën në qesharak që të thotë që 7 është më e madhe se 20! Është e qartë mbledhja e deputetëve cakton kryetarin e grupit parlamentar të PD. Takimi i nesërm është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentar, të të gjithëve bashkë si kolegë të opozitës. Për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë shumë herë në siklet, dhe për të ndërtuar një aksion politik parlamentar të përbashkët. Roli im si kryetar i grupit parlamentar të PD është të unifikoj çdo deputet në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës. Demokratët kërkojnë bashkim dhe unë po bëj detyrën time”, tha Bardhi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy