Aktivisti Ervis Zholi e cilëson të dështuar dhe të kapur nga Sorosi reformën në drejtësi. Zholi, i cili ka qenë organizator i një proteste anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë disa vite më parë, tha në një lidhje Skype me studion e MCN se fondacioni i tij ka paguar 10 milionë dollarë për këtë reformë.

Protesta që është realizuar përmes një thirrje më 7 korrik 2019 ka qenë sepse atëherë drejtoja një emision në SHBA në një TV privat. Te shqiptarët atje kishte një mllef në lidhej me çfarë ndodhte në Shqipëri dhe fenomenit Soros. Në atë kohë ne kishim informacion që Soros kishte paguar 10 milionë dollarë në drejtësi. Pyetja ishte: një kompani private pse duhet të investojë në drejtësi? Zyra e Sorosit doli dhe e pranoi këtë. Ai tha se i kemi dhënë këto 10 milionë dollarë. Ne ishim atje për ti treguar DASH dhe Shtëpisë së Bardhë që Soros po kap reformën në drejtësi. Ne bëmë një peticion që e dorëzuam, morëm njëfarë përgjigjeje dhe ia dërguam opozitës në Shqipëri. Mbeti aty, nuk pati qëndrim publik.

Sot reforma në drejtësi është e dështuar dhe e kapur. Duke qenë aty me disa pankarta, duke u thënë qytetarëve që kjo po ndodh kështu. Ndodhi që ne realizuam këtë protestë, morëm përgjigjen nga zyra e Sorosit. Pse duhej t’i paguante 10 milionë dollarë. A kemi sot një reformë më të mirë?

Zholi shtoi se fakti që nuk arrestohen zyrtarë të lartë të implikuar në skema korrupsioni tregon dy standardet e drejtësisë së sponsorizuar, sipas tij, nga fondacioni Soros.

Xhorxh Soros ka qenë lobues kryesor. Aleks Soros ka hyrë mbi 40 herë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Biden. A është e vërtetë që Soros ka paguar 10 milionë dollarë për reformën. A kemi një zyrtar shteti të arrestuar? Jo, nuk e kemi. Zoti Veliaj ka një akuzë për korrupsion, nuk akuzohet. Edhe pse mund të prishë provat.

Ka prokurorë që kanë ikur nga puna për 10 milionë lekë të vjetra. Ka të tjerë që kanë nga katër shtëpi dhe janë ende në detyrë.

Fondacioni Soros ka propozuar projektligje, si ai i prindit 1 dhe prindit 2. Maxhoranca i ka miratuar disa. Sorosi po bënte zëvendësimin e nënës me babain.