Policia e Durrësit në vijim të punë së tyre për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Endri Karamani 26 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin në fjalë pasi në vitin 2015 ai ishtë dënuar nga Gjykata e Prizrenit për përdorim të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



