Trump: SHBA nuk mund të jetë më polici i botës

Trump: SHBA nuk mund të jetë më polici i botës

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara "nuk mund të jenë më polici i botës". Trump e bëri këtë deklaratë të mërkurën në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar.

Trump mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm "kohë", tha Trump.

"Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t'u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë", tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se "ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake."

Trump vizitoi trupat amerikane në Irak, vizita e parë kjo që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh.

Më shumë se 5 000 nga 14 000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy