Italia vijon me shifra të larta infektimesh prej Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 19.350 persona të infektuar nga 182.100 tamponë të kryer.
Numri i viktimave vazhdon gjithashtu të jetë i lartë, me një bilanc prej 785 humbje jete për 24 orë.
Në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë.
Rajoni më i prekur vijon të mbetet Lombardia.



