Joe Biden do të jetë rivali i Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Sipas BBC, Biden arriti të fitojë zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike, duke u zyrtarizuar si kandidat për garen presidenciale në SHBA.
Ai njoftoi në Tëitter se kishte siguruar votat e 1.991 delegatëve, numër i nevojshëm për zyrtarizimin dhe theksoi se do të luftonte për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.
Biden ishte i nominuari kryesor që kur Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.
Koronavirusi dhe efekti i tij në ekonomi, gjithashtu edhe trazirat e fundit civile me shumë gjasa do të jenë çështjet kryesore që do të dominojnë fushatën zgjedhore.



