Zgjedhjet e 6 marsit/ Korreshi: PD duhet të garojë e bashkuar për të fituar

Zgjedhjet e 6 marsit/ Korreshi: PD duhet të garojë e bashkuar për të fituar

Deputeti Saimir Korreshin ë një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars deklaroi se e vetmja mundësi për ti fituar ato është që PD të bashkohet me një kandidat të vetëm.

Ai tha se përmes këtyre zgjedhjeve duhet ti japin mesazhin e parë qeverisë se ata mund ti fitojnë zgjedhjet por gjithmonë duke u bashkuar dhe jo duke bërë teste mes tyre nëse votat janë të Bashës apo Berishës.

Ne duhet ti fitojmë këto zgjedhje dhe këto fitohen nëse ato janë të bashkuar, do kishim shanse reale për ti fituar këto zgjedhje. Lushnja i fiton zgjedhjet si bashki nga PD. Këtu nënkuptoj të gjithë demokratët të cilët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe duhet të kandidojmë me një sigël ne jemi partia demokratike dhe jemi demokratë nuk mund të kandidojmë brenda vetvetes sonë me dy kandidatë të ndryshëm, do vinim në siklet shumë shok e miq që i kemi pasur përkrah. Duhet ti japim mesazhin e parë qeverisë se ne i fitojmë zgjedhjet dhe kjo vetëm duke qenë të bashkuar.

Kjo qeveri përdor të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për të fituar zgjedhjet, në këtë raste do gabonim nëse nuk garojmë të bashkuar. Nëse ne nuk bindim njeri-tjetrin, nëse jemi të përçarë poshtë është e kotë të bëjmë një kërkesë për më lart. Nëse vendosim me njeri tjetrin për një kandidat të përbashkët i fitojmë zgjedhjet. Kjo nuk është një test, ne duhet ti tregojmë Ramës që fitojmë dhe se ka ardhur koha që ai të largohet. Nuk jam për teste brenda partisë sepse ky do të ishte turpi i demokratëve të mos gjejmë dakordësi sepse s’mund të flasin 30 veta për 17 mijë demokratë. Nuk jemi për teste por për të fituar bashkinë e Lushnjës dhe jo se kush i ka votat Basha apo Berisha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy