
Albi Hasgjeta, është tattoo artist nga Vlora i cili vjen së fundmi pas konkurrimit në një konkurs të tattoo-ve më të mira në Belgjikë, arriti të marrë vendin e parë.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Albi rrëfen faktin se si arriti të dal i pari në mesin e 120 konkurrentëve nga bota.
Arrita të marrë dy çmime në Belgjikë. Konkurrova me një tatuazh me ‘best realizëm’, pastaj çmimin ‘Best of show”. Ky është ndër çmimet më të veçanta sepse merren me tatuazh me ngjyra, ka më shumë figura, kurse këtë herë konkurrova me realizëm. Jemi një grup shokësh që çdo herë konkurrojmë rregullisht në konkurse të tilla.
Ne kishim në dispozicion dy ditë që ta nisnim dhe ta përfundonim aty.
Konkurrimet janë të ndara në dy kategori, ti futesh aty kur ndjehesh më mirë dhe e bën më mirë, ka gjeometri, ka mauro, japoneze, realizëm, ‘black&gray’. Dizajnët i shprehim ne dhe klientët i gjejmë në panair.
Tattoo artisti, thotë se tashmë është futur në përdorim edhe dizajnët e krijuara nga AI.
Tashmë ka filluar të futet edhe dizajni i krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në përpara i bënim vetë, i punojmë vetë me dorë, fotoshoop, ose bashkimin e dizajnëve.
Nëse një dizajn e krijon nga fillimi, mund ta bësh për 2-3 ditë, kurse me Ai e bën për 1-2 orë.



