
Franca pranon ekstradimin e të shumëkërkuarit Behar Bajri në Shqipëri. Interpoli e dorëzoi sot në Rinas të akuzuarin për vrasje me pagesë në kuadër të dosjes Metamorfoza ku u përgjua duke diskutuar për planin e vrasjes së dy personave.
Lidhur me këtë fakt, gazetarja Klodiana Lala, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se ekstradimi i tij nga Franca, u bë me charter të vecnatë nga Shqipëria për personazhin ndër më të rrezikshmit në botën e krimit.
Behar Bajri është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shokun e tij Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002, të cilit i ka shkuar edhe vet në varrim, dhe këto janë zbuluar nga aplikacioni Sky, se si e ka vrarë, si e gjuajtur, etj.
Franca nuk kishte si ta mbante edhe pse ai kërkonte statusin e azilantit politik, por në rastin konkret shteti francez nuk ia dha për sa kohë e kishte sjell me këtë provë përmes letërporosisë.
Kur pala franceze ka parë dosjen dhe ashpërsinë e tij, kaq ka mjaftuar që ai të vijë në Shqipër
Francezët kanë kërkuar që Behar Bajri të transferohej gjatë ditës, të mos kishte tentativa për të sulmuar autokolonën që do ta transportonte. Mënyra si është eskortuar, me super masa sigurie. Ka udhëtuar edhe agjent i Interpoli francez. E konsiderojnë si person mjaft të rrezikshëm
.U nis avioni charter ekstra nga Shqipëria për ta marrë. Rasti konkret tregon se ka pasur një angazhim të të gjitha organeve të drejtësisë për personazhin më të errët të botës së krimit. Me këto fakte nuk e besoj se do të ketë mundësinë që këtu të dal i lirë.



