Itali, dekriminalizohet hashashi

Itali, dekriminalizohet hashashi

Qeveria italiane ka miratuar një dekret që nuk dënon personat që kultivojnë dhe përdorin kanabis sativa për qëllime mjeksore. Detajet e vendimit pritet të zbardhin por tashmë ky fakt rrit edhe më shumë hartën e shteteve europiane që kanë dekriminalizuar drogat e lehta

 

Në Itali do të jetë i ligjshëm kultivimi i kanavis sativa për arsye mjeksore. Ka qenë qeveria e Mateo Renzit që ka miratuar sot disa projektligje që depenalizojnë disa krime që kanë qenë dënuar me burg në Kod penal.

 

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, në radhën e këtyre projektligjeve është heqja e dënimit për kultivimin dhe përdorimin e hashashit për qëllime ngushtësisht mjeksore.

 

Vendimi pritet të hapë polemika të mëdha në një vend ku ekzistenca e kryeqendrës së Kishës Katolike do të sjellë reagimin e grupimeve tradicionaliste.

 

Përveç legalizimit të hashashit, qeveria italiane ka hequr dënimin me burg nëse kapesh duke drejtuar makinën pa patentë. Përveç Italisë edhe Holanda, Belgjika, Kroacia, Gjermania dhe Greqia kanë legalizuar kanabisin prej kohësh për përdorim shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy