Sondazhi i Eurobarometrit: Britanikët janë penduar për daljen nga BE

Sondazhi i Eurobarometrit: Britanikët janë penduar për daljen nga BE

Nëse britanikëve do t’u jepej mundësia të votonin sërish për të dalë nga BE-ja apo për të qëndruar, ata do të zgjidhnin të qëndronin. Eurobarometri ka kryer një sondazh me 1000 njerëz në të 28 vendet e BE-së. Nga britanikët e pyetur, 53% e tyre thanë se do të votonin për të qëndruar, ndërsa 35% thanë se do të zgjidhinin opsionin e largimit nga BE-ja.

Të pyetur nëse Britania ka bërë zgjedhjen e duhur me largimin nga Europa në vitin 2016, rreth 54 për qind e anketuarve britanikë u përgjigjën në mënyrë negative, ndërsa 38 % u përgjigjën pozitivisht.

Duhet kujtuar se dy vjet më parë, në referendum 52 % e britanikëve zgjodhën të largohen nga BE-ja, ndërsa 48% votuan opsionin e mosdaljes nga blloku.

Në të gjithë BE-në, dy të tretat e qytetarëve (66%) pohuan se do të votonin për qëndrimin e vendit të tyre në BE, kundrejt 17% që u shprehën se duan që vendi i tyre të ndjekë shembullin e Britanisë.

Sondazhi,  i cili vjen pak muaj para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, vë në dukje ndikimin e votës së Brexit si një faktor kryesor për rritjen e popullaritetit të bllokut. 68% e të anketuarve thanë se vendi i tyre kishte përfituar nga anëtarësimi në BE, e cilësuar kjo si përqindja më e lartë në një çerek shekulli.

Qeveria britanike i ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum të dytë, ose të ashtuquajturin Votimi i Popullit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy