
Kryeministri Edi Rama shprehet optimist lidhur me qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ku paralajmërohet një heqje vetoje, si dhe njofton se do të marrë pjesë në samit.
Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!
Me anë të një mesazhi në Twitter, Kryeministri bën të ditur se Shqipëria do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Europian.
Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Europës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që e shkatërron atë.



