Tregtarë të Kombinatit u përplasën sot me efektivët e policisë bashkiake, të cilët nuk lejuan disa prej tyre të ushtrojnë aktivitetin
Kjo për shkak se nga verifikimet rezultoi se ata nuk shisnin fruta-perime sipas kontratës me bashkinë, por rroba dhe produkte të tjera.
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, njëherësh i deleguar i kësaj force politike në zonën e Kombinatit, deklaroi në studion e lajmeve në MCN TV se nuk ka asnjë dyshim që të njëjtët tregtarë paguajnë prej 30 vitesh taksat për tregun e Kombinatit.
Ai shtoi se po u bëhet presion politik dhe se situata është e padrejtë për ta.
Tregtarët kanë 30 vite që shesin aty, sepse i njoh për shkak të punës. Ata janë 30 vite që punojnë aty dhe paguajnë taksa për ato tezga mujore, çdo fundmuaj paguajnë taksa dhe i kanë të gjithë të paguara në bankë, bashkisë së Tiranës, edhe në muajin dhjetor kanë paguar si çdoherë.
Ajo se çfarë po ndodh është se bashkia duke qene s epo afrohen zgjedhjet, u shkon atyre që për ti larguara ata tregtarë dhe për të sjellë aty militantët e vet.
Dy gjëra kanë rëndësi të thuhen, ata nuk janë kundër që të vijnë dhe të tjerë të punojnë aty, është e drejta e gjithsecilit të punon aty. Ata kanë lejen dhe licencën për të shitur aty.
Këtu po largohen këta që janë për të sjellë dikë tjetër sepse ju thotë nuk jeni regjistruar, ndërkohë keni 30 vite që paguani aty, si nuk qenkan të regjistruar.
Bashkia e Tiranës ka nëj pretendim të vetëm, do të largojë ata që të sjellë të tjerë, militantët e vet. Janë 30 vite po të njëjtët që paguajnë aty.
Balliu theksoi se për tregtarët e Kombinatit bëhet fjalë për një presion politik të organizuar.
Për Balliun, e gjitha është një presion politik që u bëhet tregtarëve, të cilët duan ti largojnë nën pretekstin se duan ti sjellin militantët e bashkisë, në prag të zgjedhjeve.
Këtu e vërteta është se ata janë dakord të vijë të shes kush të dojë, shtoni tezgat, por ata jo vetëm që nuk kanë shtuar tezgat por nga 34 tezga i kanë hequr dhe i kanë lënë vetëm 13 të tilla. Për carë arsye, vetëm për të larguar atë që janë aty.
Nuk ka pasur fare paralajmërim, për ta, u kanë ardhur dje dhe u kanë thënë që ju duhet të largoheni.
Dhe çfarë është me e rëndë dhe ajo çfarë të bën të dyshosh se është politike, se në momentin që ne u larguam nga aty, vetëm 5 minuta, u shkuan aty bashkë më një zonjë të bashkisë së Tiranës dhe u thanë ‘tani hallin t’ua zgjidhin ata me të cilët ju folët’, për ne.
Këtu ka presion të fortë politike, po të kishte shtet, kjo grua duhej marrë zvarrë në burg, që bën këto presione. Pastaj cili drejtor ka dhënë këtë udhëzim se këta drejtorët i kanë në burg.



