
Profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale Fadil Çitaku, themelues i Akademisë së Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale në Zvicër në një lidhje skype në MCN TV teksa komentoi studimet e fundit mbi neuroshkencën tha se ajo ka bërë përparime të mëdha dhe se ne tashmë arrijmë ta njohim shumë mirë trurin tonë.
Sa i përket kaosit politik në Shqipëri, Çitaku tha se komunikimi dhe përplasjet në politikë kanë një ndikim negativ në popullatë, pasi trurin tonë i nevojitet qetësi. Lidhur me këtë ai i bëri një thirrje liderëve politikë që të ulin gjakrat dhe të jenë të kujdesshëm në gjuhën e komunikimit.
Intervista
1. Profesor cilat janë studimet e fundit mbi neuroshkencën?
Me përparimin e teknologjisë informative e njohim trurin shumë mirë. Ka bërë hap të suksesshëm dhe ne mund ta shohim një qelizë prej miliardave që kemi në trurin tonë dhe do të thotë mund të vijë në përfundim se si mund të bëhen stimule të ndryshme.
2. Çfarë ndikimi ka patur Covid në sistemin nervor dhe çfarë kanë treguar studimet e kryera gjatë kësaj periudhe?
Po ka mjaft të dhëna që ky covid ka ndikuar negativisht. Do të thotë që qeliza të ndryshme të trurit bëhen një lajm jo i mirë duke ndikuar negativisht në ndërlidhjet e sinapseve duke shpërndarë frikë. Sidomos pjesa politike liderët politik duhet ta qetësojnë popullin dhe t’ja lënë bluzave të bardha informimin për të pasur njoftime të sakta.
3. Ku duhet të investojë më shumë Shqipëria? A është kaosi politik në Shqipëri produkt i Inteligjencës emocionale të ulët?
Fatkeqësisht po pa dashur të përmend emra në të gjitha vendet e Ballkanit kemi një problematikë edhe në botë. Nuk jemi mësuar me këtë dhe këto grindje politike që bëhen kanë pasoja negative te e gjithë popullata sepse trurit tonë i nevojitet qetësi. Problemet nuk mund të zgjidhen me të njëjtën kokë që i ka krijuar ato. Prandaj i bëj thirrje liderëve politike që të ulin gjakrat dhe të investojnë në inteligjencën emocionale dhe të gjejnë një zgjidhje. Nëse nuk munden le t’ja lënë shkencëtarëve këtë gjë në dorë që të ndihmojmë me përvojat tona. Sëbashku mund të kalojmë kriza të ndryshme dhe apelojmë për ndihmë.
4. Kemi gjuhë shumë të vrazhdë akuza e kundërakuza nëpër debate televizive, në parlament etj. A dëshmon kjo nevojën e investimeve në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale?
Unë kam shkruar disa artikuj se e vetmja mundësi për të dalë nga ky kaos është rritja e inteligjencës emocionale. Ta fyesh dikë publikisht është si ti fusësh një thikë tjetrit është pothuajse e njëjta dhimbje. Prandaj kërkova që liderët të ulin gjakrat.
5. Në një studim tuajin shkencor, investiguat gjashtë shtete perëndimore. Çfarë kompetencash lidershipi zbuluat dhe si i konsideroni modelet aktuale të lidershipit shqiptar?
Në studimin që kemi bërë në 6 vendet perëndimore ka qenë një studim i madh 63 kompetenca dolëm që çdo lider do duhet ti mësojë si përgjegjësia sociale, nëse nuk janë inovativë dhe kjo arrihet vetëm kur kanë një tru të qetë, menaxhimi i trurit, ndarja e të mirave me të gjithë. Lidershipi shqiptar në përgjithësi ka nevojë ti mësojë këto kompetenca, na duhen politikanët, por problemi është se askush prej tyre nuk i ka mësuar këto kompetenca. Akademia shkencave është e bazuar 100% me të dhënat që sjell shkenca që çdo njeri ti mësoj si parakusht për një politikë të denjë, por edhe në biznes, mjekësi etj. Ndaj e kemi botën lëmsh sepse rreziku kyç vjen nga liderët kompetent, jo nga virusi.
7. Z. Çitaku, ju jeni edhe iniciator i forumit 'Shkencëtarët e Diasporës Shqiptare’ . Çfarë është kjo nisme?
Nëse futemi në Open Ballkan është dështim po të kishte të gjitha ato 6 vende që presupozohet të bashkohen është dështim sepse ne e kemi vendin në Evropë. Ndaj është mëkat shumë i madh që kryeministri i Shqipërisë puthet me atë kriminel që ka vrarë gra e pleq. Historia këto nuk do me i fal, ai nuk ka nevojë të puthet me kriminelë dhe si ndihen ata prindër që kanë humbur fëmijët. Ne jemi të hapur, ndaj presim nga politika shqiptare reflektim por edhe nga populli shqiptar të mos bjerë pre e politikës manipuluese.



